Skip to content
Të Gjitha

Bombola e gazit shemb shtëpinë në Durrës, zjarri djeg një banesë në Tiranë

· 2 min lexim

Në Durrës shpërthen bombola e gazit dhe rrëzon shtëpinë, ndërsa në Tiranë ka shpërthyer një zjarr që la djegur banesën.

Durrës

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen 13 në  qytetin e Durrësit. Si pasojë e rrjedhjes së bombolës së gazit ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. B., 75 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, thuhet në njoftimin e policisë

Policia njofton se nga shpërthimi është rrëzuar soleta e cila zuri poshtë të zotin e shtëpisë i cili ndodhej vetëm në momentin e shpërthimit.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve kanë dhënë ndihmën e parë ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Tiranë

Një shtëpi në zonën e Saukut në kryeqytet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30. Shtëpia e cila i përket shtetasit I.LL, ka pësuar vetëm dëme materiale duke mos pasur të lënduar. Në njoftimin e policisë thuhet se u bë në mënyrë të menjëhershme evakuimi i banorëve. Policia po heton për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/Gazetareforma.com/