Skip to content
Bota

Bilanci në 24 orët e fundit/ Rikthehet tmerri në Itali, 34 mijë raste dhe qindra të vdekur nga Covid

· 1 min lexim

Fqinji ynë perëndimor, Italia, po përjeton mesa duket periudhën mars-maj të këtij viti, ku Covid-19 shkaktoi mijëra vdekje dhe qindra mijëra raste të infektuarish.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, bilanci është i frikshëm, ku janë numëruar 34 mijë raste të reja dhe 546 të vdekur.

Bazuar në të dhënat e përditësuara alarmante, Italia është kthyer kështu sërish në një prej vendeve evropiane me më shumë raste e viktima nga Covid-19.

Sipas statisktikave, 17% e të testuarve kanë rezultuar pozitivë nga testimet e 24 orëve të fundit, ndërkohë që sërish problem është veriu i Italisë, sidomos zona e Lombardisë, e cila në 24 orët e fundit ka 8 mijë raste ndjekur nga Piemonte, Campana, Veneto dhe Emilia-Romagna me më pak se 4 mijë./GazetaReforma.com/