Skip to content
Të Gjitha

Bërja e tamponit/ Portieri i Kombëtares rezulton pozitiv me Covid, probleme dhe te ekipi italian

· 1 min lexim

Portieri i Kombëtares Shqiptare të futbollit dhe njëkohësisht lojtar i klubit italian, Lazio, ka rezultuar të jetë pozitiv me COVID-19 pas bërjes së analizave dhe tamponit.

Por kjo gjë i ka hapur atij probleme, në një kohë që ekipi italian është futur në kaos pikërisht për këtë çështje.

Tamponët janë kthyer në çështjen më shqetësuese në klubin e Lazios, mbi të gjitha pasi kjo tashmë ka kaluar në duart e prokurorisë.

Immobile, Lucas Leiva dhe Thomas Strakosha, nuk u lejuan nga UEFA të udhëtonin në Kiev, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e trete në fazën e grupeve, pasi kishte dyshime të forta mbi vërtetësinë e tamponëve.

Në Itali nisi një hetim ndërsa ritestimi i tamponëve ka nxjerr një përfundim që mund t’i hap telashe ekipit lacial.

Mbrëmjen e së martës kanë dalë përgjigjet e ritestimeve që iu nënshtruan të tre lojtarët më 6 nëntor përpara ndeshjes kundër Juves.

Immobile dhe Lucas Leiva dolën sërish negativ, ndërsa Thomas Strakosha pozitiv. Klubi lacial dhe laboratori “Futura Diagnostica” akuzohen se kanë manipuluar rezultatet e analizave për COVID-19 të lojtarëve të Lacios.

Strakosha

/GazetaReforma.com/