Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha ‘ligjëron’ borxhin 700 mln € të Ramës, zbulohet urdhri në Whatsapp

14:19 30/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Demaskohet teatri i deputetëve të PD në Kuvend. Basha, urdhër të mos votojnë kundër Ramës. Kritika me fjalë, por jo me votë kundër Ramës. Zbardhen sms ndaj deputetëve të PD për votën. Urdhri i i parë: Votoni pro Borxhit 700 milionë €. Urdhri i dytë: Abstenoni për borxhin 700 mln Euro. PD votoi ndryshe nga sa deklaruan në Kuvend.

Duke tentuar t’i shpëtojë ironive deri në tallje të kryeministrit, Lulzim Basha deklaroi në seancën e fundit se Edi Rama duhet të lërë teatrin dhe të diskutohet për hallin e shqiptarëve, ku në rend të ditës ishte votimi për marrjen e borxhit 700 milionë euro dhe kredisë 70 milionë euro për OSHEE-në.

Por duket se kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit të lërë teatrin e tij dhe të përfshihej në shfaqjen  teatrale që Lulzim Basha kishte përgatitur me shqiptarët, që ishte aty për të qarë hallet e tyre dhe do të demaskonte vjedhjen e qeverisë dhe marrjen e një borxhi të ri për të shtuar të ardhurat e klientëve dhe miqve të Ramës.

E për këtë që në fillim, kryetari i grupit parlamentar Alfred Rushaj u kujdes të akuzonte kryeministrin se PD ishte konsistente në denoncimet që qeveria bën me fatkeqësinë e njerëzve.

Por teksa shfaqja kishte nisur, Lulzim Basha me bashkëpunëtorët e tij më të afërt tashmë e kishte marrë vendimin për qëndrimin që do të mbanin ndaj borxhit 700 milionë euro dhe kredisë së re 70 milionë për OSHEE. Në foltore do të sulmohej qeveria dhe OSHEE por me karton do të votohej ndryshe, duke abstenuar për të mos sikletosur kryeministrin Edi Rama që votat për ta miratuar i kishte.

Urdhëri që u është dërguar me mesazh në telefon deputetëve të Partisë Demokratike, ku u kërkohet fillimisht që të votohet “pro”  borxhit 700 milionë euro dhe abstenim për kredinë për OSHEE-në.

“Përshëndetje; për kujtesë për votimin; 
1. Projektligji për Eurobond, votimi Pro; 
2. Projektligji për huanë e OSHEE, Abstenim; 
3. Projektligji për buxhetin faktik, Kundër; 
4. Projektvendim për ngritjen e komisionit hetimor për inceneratorët, Pro sipas propozimit të PD…”

Teksa të gjithe deputetët e PD u përgatitën që të bashkonin votat me deputetët e PS, një tjetër  urdhër iu mbërriti në telefonate tyre, që do të  zbuste disi kritikat që do të merrnin, nga pro do të votohej “abstenim”.

“Më falni, ka një gabim; Eurobond Abstenim”

Të tjera

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend
Aktualitet

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

Mijëra qytetarë u mblodhën sërish sot në protestën e 17-të kundër qeverisë Rama, ku mes zërave që folën në podiumin...

23:38 16/06/2026
Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë
Aktualitet

Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

Artisti Robert Aliaj i është bashkuar protestës së 17-të ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, duke mbajtur një qëndrim...

23:10 16/06/2026
Para
Miliarderët që nuk do t’u lënë asnjë kokërr leku fëmijëve

Miliarderët që nuk do t’u lënë asnjë kokërr leku fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

23:38 16/06/2026
Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

23:10 16/06/2026
“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

15:03 16/06/2026
Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete

Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete

14:26 16/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë

© 2026 GazetaReforma

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English