Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Auditi i KLSH kërkon largimin nga puna të 11 punonjësve të Bashkisë Himarë

11:44 22/04/2023
Reading Time: 2 min lexim

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ka realizuar auditimin financiar dhe të përputhshmërisë të veprimtarisë ekonomike të Bashkisë Himarë për periudhën nga data 01.10.2019 deri më 31.05.2021. Ky auditim u përqëndrua në organizimin dhe funksionimin e organeve drejtuese, planifikimin, hartimin dhe realizimin e buxheteve; realizimi dhe përdorimi i të ardhurave nga taksat e tarifat vendore dhe zbatimin e dispozitave ligjore në fushën e prokurimeve të fondeve publike.

Auditimi u krye me zgjedhje për pasqyrat financiare të vitit 2020, mbi bazë materialiteti dhe risku gjendja aktuale e sistemit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit dhe monitorimi i tyre nga Auditi i Brendshëm, planifikimi dhe zbatimi i buxhetit për të ardhurat dhe shpenzimet, mbajtja e kontabilitetit dhe hartimi i pasqyrave financiare, aplikimi i rregullave kontabël, si dhe zbatimi i procedurave të prokurimit publik.

Sipas KLSH, sistemi aktual i komunikimit të institucionit nuk është efecient, nuk ka procedurë të veçantë për mbledhjen dhe dokumentimin e gabimeve, ka ankesa për analizën e tyre dhe për identifikimin e shkaqeve dhe për eliminimin e problemeve të dala gjatë kryerjes së detyrave.

KLSH kërkon që bashkia Himarë, të marrë masat e nevojshme për analizimin e
shkaqeve të mos funksionimit të sistemit të komunikimit, si dhe të nxirren përgjegjësitë. Po ashtu, kërkohet që të merren masa për përmirësimin e sistemit të kontrollit të brendshëm.

KLSH rekomando që kryetari i Bashkisë Himarë, Drejtoria e Integrimit dhe Zhvillimit Ekonomik e Social, të marrë masa të hartojë regjistrin e aktiveve të analizojë llogaritë e aktiveve për vlerat e tyre kontabël ku të specifikohen datat e hyrjes ose marrjes në dorëzim dhe personat përgjegjës me qëllim inventarizimin fizik të tyre.

Këshilli i Lartë i Shtetit kërkon me urgjencë që të merren masa disiplinore për punonjësit që merren me marrëdhëniet e punës.

KLSH i rekomandon Kryetarit të Bashkisë Himarë që t’i kërkojë Komisionit Disiplinor, që bazuar në performancës e secilit punonjës dhe të shkeljeve të konstatuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit të KLSH–së, për periudhën 01.10.20219 deri më 30.5.2021, të fillojnë procedurat për dhënien e masave disiplinore për 11 (njëmbëdhjetë) punonjës.

Bëhet fjalë për masën “Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë deri në Largim nga Shërbimi Civil” për personat:

1. Z. L.M., me detyrë Drejtor i Drejtorisë Integrimit dhe Zhvillimit Ekonomik dhe Social

2. Z. K.K., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Ardhurave

3. Znj. B.B., me detyrë Nënkryetare e Bashkisë

4. Z. G.S., me detyrë drejtues i Drejtorisë së Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit

5. Z. F.B., me detyrë Specialist Inxhinier Ndërtimi

6. Z.E.M., me detyrë Specialist Gjeodet

7. Znj.B.R., me detyrë Specialist i Regjistrimit dhe Procedurave

8. Z. O.V., me detyrë Specialist i Prokurimeve

9. Z. U.D., me detyrë Specialist i Buxhetit

10.Z. A.G., me detyrë Specialist Inxhinier Ndërtimi

11. Z. A.B., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Mirëmbajtjes

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Zbulohet serë kanabisi në Shkodër, arrestohet 58-vjeçari

Zbulohet serë kanabisi në Shkodër, arrestohet 58-vjeçari

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English