Skip to content
Të Gjitha

Atentati në Bulqizë/ Identifikohet autori, i përplasi me makinë dhe më pas…

· 2 min lexim

Pas ngjarjes së rëndë, ku fatmirësisht dy kushërinj i shpëtuan një atentati që mund të kishte qenë fatal për jetët e tyre, ka ardhur njoftimi zyrtar i policisë.

Referuar njoftimit bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.30, në një segment të rrugës së Arbrit, Bulqizë.

Policia ka identifikuar autorin që qëlloi me breshëri arme drejt makinës ku po udhëtonin dy kushërinj. Mësohet se shtetasi B. Z, duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas  goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. T., dhe Sh. T., dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt  automjetit.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur  për konflikte të tyre të mëparshme, por policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i plotë:

Qëlloi me armë drejt një mjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim  autorin e  dyshuar të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Rreth orës 14.30, në një segment të rrugës së Arbrit, Bulqizë, shtetasi B. Z, duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas  goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. T., dhe Sh. T., (kushërinj) dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt  automjetit.

Nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur  për konflikte të tyre të mëparshme.

Deri tani shërbimet e policisë kanë berë të mundur gjetjen e automjetit të përdorur nga shtetasi B. Z.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.