“Askush nuk e di nëse kemi apo jo raste me Coronavirus”, mjeku infeksionist sapo shtoi panikun tek qytetarët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Teksa Coronavirusi vijon të përparojë në Europë, vendi ynë vijon të mbetet i paprekur, pasi nuk është regjistruar asnjë i infektuar.

Mjekë të ndryshëm janë munduar të qetësojnë qytetarët, të cilët i ka kapur paniku.

Megjithatë ditën e sotme, bluzat e bardha kanë bërë disa deklarata që nuk janë pritur mirë.

Kështu, shefja e Inspektoriatit të Shëndetësisë në Shqipëri, Areti Beruka, u shpreh se vetë personalisht si mjeke mezi po e pret rastin e parë të prekur me Coronavirus në Shqipëri.

Habit drejtoresha e ISHSH: “Mezi pres të infektuarin e parë me Coronavirus”, Pëllumb Pipero i kundërvihet

Ndërsa shefi i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi teksa ka folur për COVID-19 në një intervistë tha se ka të ngjarë që vendi ynë të mos jetë goditur nga Coronavirusi sepse ne kemi imunitet të fortë.

Pra, Shqipëria nuk është prekur nga Coronavirusi sepse ne kemi imunitet të fortë? Ja çfarë tha mjeku i QSUT

Së fundmi, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero duket se ka rritur panikun tek qytetarët, pasi është shprehur se shumë shpejt mund të kemi rastin e parë me Coronavirus në vend, madje shtoi se askush nuk e di nëse ka apo jo të prekur.

Në një intervistë për emisionin “Byro Politike”, Pipero tha së është e rëndësishme që të merren masat parandaluese, teksa e konsideroi COVID-19 një virus misterioz.

Ky është një koronavirus i ri. Fakti që nuk kemi nuk do të thotë se nuk do kemi. Ky virus është misterioz, ka shumë të panjohura dhe kjo e ka bërë qoftë OBSH që të jenë në alert të shtuar për të marrë masa parandaluese. Duhen masat parandaluese për të pakësuar numrin e rasteve të sëmurë. Asnjë sistem shëndetësor në botë nuk ka kapacitete të gatshme për të parandaluar një pandemi.
Së dyti nuk kemi ende një vaksinë.
Së treti, është shumë e rëndësishme që në varësi të numrit të popullsisë dhe të lëvizjes, është që të gjithë indikatorët janë që shumë shpejt mund ta kemi edhe ne rastin e parë. Askush nga ne nuk mund të thotë nëse kemi apo nuk kemi, do vijë apo nuk do vi dhe kur do vijë ”, u shpreh mjeku.

Në rang botëror deri tani janë shënuar mbi 2700 të vdekur dhe janë infektuar mbi 80 mijë të tjerë; ndërsa sa i përket Europës në Itali janë shënuar 12 viktima dhe 322 persona janë infektuar, një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi, dy raste në Austri, një në Francë dhe një në Maqedoninë e Veriut.

Shpërndaje
Share.

Komento