Skip to content
Kryesore

Merr flakë autobusi në aksin Kardhiq-Delvinë, detajet e para

· 1 min lexim

Një incident është regjistruar këtë të hënë në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, pranë tunelit të Skërficës, ku një autobus ka marrë zjarr gjatë lëvizjes.

Flakët kanë përfshirë motorin e mjetit, por falë reagimit të menjëhershëm të shoferit, i cili përdori mjetet zjarrfikëse dore, u bë e mundur frenimi i përhapjes së zjarrit deri në mbërritjen e zjarrfikësve.

Dy automjete zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe arritën të shuajnë plotësisht flakët, duke garantuar edhe sigurinë e zonës përreth.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Dëmet materiale janë të kufizuara dhe prekin vetëm pjesën e motorit të autobusit. Autoritetet po hetojnë shkaqet e mundshme të zjarrit.