Habit drejtoresha e ISHSH: “Mezi pres të infektuarin e parë me Coronavirus”, Pëllumb Pipero i kundërvihet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Coronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi, teksa janë shënuar mbi 2700 të vdekur dhe janë infektuar mbi 80 mijë të tjerë.

Këtë javë virusi ka bllokuar Europën, ku në Itali deri më tani janë shënuar 12 viktima dhe 322 persona janë infektuar, një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi, dy raste në Austri, një në Francë dhe një në Maqedoninë e Veriut.

Fatmirësisht, vendi ynë nuk është prekur nga virusi i rrezikshëm, ndonëse frika tek qytetarëve është e madhe.

Pasditen e sotme, bëri bujë një deklaratë e drejtoreshës së Inspektoratit Shëndetësor Areti Beruka, e cila u shpreh për Report TV se vetë personalisht si mjeke mezi po e pret rastin e parë të prekur me Coronavirus në Shqipëri.

Më tej, Beruka shtoi se të gjithë qytetarët duhet të kuptojnë se Coronavirusi ka një përqindje vdekshmërie shumë të ulët dhe se mund të menaxhohet shumë thjeshtë nga profesionistët e fushës, duke bërë thirrje që të mos ketë panik.

Pjesë nga intervista
Gazetarja: Ka të bëjë me karakterin apo me profesionin?
Mjekja: Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek.
Gazetarja: Pse?
Mjekja: E para do të kuptojnë njerëzit profesionistë që koronavirusi ka një gradë vijueshmërie shumë të ulët sesa ky që kemi gia. Përqindja e vdekshmërisë së saj është 2% . Mosha e fëmijëve 16 vjeç e kanë shumë të ulët dhe me shenja shumë herë më të lehta. Paniku që qytetarët kishin me SARS-in, apo me gripin e derrit, nuk është absolutisht më i rrezikshëm koronavirusi. Unë i’u them me bindje që në ‘96 kur unë kam qenë specializante ne kemi pasur rastin e ‘kolerës’, e menaxhuam dhe nuk patëm asnjë rast të rëndë apo me vdekshmëri. Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim. Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që duhet të besojnë. Pastaj është zgjedhja e tyre nëse duan të klikojnë lajmet false.

Lidhur me këtë deklaratë regoi edhe mjeku Pëllumbi Pipero, i cili me anë të një komenti në Facebook, shprehet se nuk është dakord me entuziasmin e koleges.

Ai shkruan se asnjë nga mjekët infeksionistë nuk e dëshiron një pacient me SARS-Cov 2 ose të njohur ndryshe si koronavirus dhe beteja me virusin është e vështira dhe me plot të panjohura, ku të eskpozuarit e parë ndaj tij dhe më të rrezikuarit është personi shëndetësor.

KOMENTI I PLOTË:
Askush nga ne mjeket infeksioniste por dhe me gjere nuk uron dhe nuk deshiron, aq me shume te “mezi presi” te vije rasti i pare me SARS-Cov 2, ndryshe coronavirus i ri ne vendin tone. Beteja me kete virus deri tani me shume te pa njohura nuk eshte e lehte, madje e veshtire. Personeli shendetesor qe perballet me kete virus eshte me i ekspozuari, me i rrezikuari, sepse rasti i PARE eshte i pa njohur dhe me i rrezikshmi, ndaj dhe mjeket jane heronjte e pare dhe shpesh edhe deshmoret e pare te kesaj beteje. Urime per kolegen qe e ka mare me sportivitet, por nga zyra eshte gjithmone e lehte!!! Per qytetaret dua te them se ka vend per kujdes, te zbatojne ato keshilla qe ju japim per dite, nuk ka vend per panik. Eshte e vertete qe gripi sezonal, vecanerisht AH1N1 eshte shume here me i rrezikshem deri tani sesa Cov-19, por ky i fundit ka ende shume te pa njohura, per me teper ndaj tij ende nuk kemi nje vaksine apo medikament efektiv antiviral!

Shpërndaje
Share.

Komento