Skip to content
Kronikë

Arrestohet autori i vrasjes në Tropojë, sekuestrohet arma e krimit

· 2 min lexim

Vrau 49-vjeçarin në Çerem të Tropojës, arrestohet në shtëpinë e tij Altin Ismailisufi. Gjatë kontrollit në banesën e tij policia i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit. Burime zyrtare bëjnë me dije se autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Kujtojmë se një ngjarje e rëndë tronditi Tropojën rreth orës 15:30 të ditës së sotme ku u ekzekutua me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij një 49-vjçar.

Policia e Tropojës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa është identifikuar 49-vjeçari, Isat Goçaj.Po ashtu  u identifikua edhe autori i vrasjes shtetasi Altin Ismajlisufi.

Sipas asaj që raportohet në media, autori i vrasjes është një punonjës i zjarrfikëses në atë zonë

Njoftimi i plotë i policisë: Tropojë

Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Çerem.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë  falë  reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasin  Altin Ismajlisufi.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen.

Autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.