Skip to content
Kryesore

U kap me kokainë dhe ekstazi, arrestohet i riu në Tiranë

· 1 min lexim

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi u kap në posedim të lëndëve narkotike.

Shtetasi me inicialet A.K. u ndalua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, gjatë një kontrolli rutinë në automjetin e tij.

Gjatë kontrollit, oficerët e policisë zbuluan një sasi të lëndës së dyshuar narkotike të llojit kokainë, si dhe disa doza të substancës ekstazi.

Të gjitha materialet e sekuestruara janë marrë si prova materiale në kuadër të hetimeve.