Skip to content
Bota

Armenët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, dorëzoi Nagorno-Karabakun

· 1 min lexim

Protesta në kryeqytetin armen Jerevan, ku mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinian.

Sipas tyre, Pashinian nuk duhet ta kishte nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit me Azerbajxhanin, ku azerët përfituan rajonin e Nagorno-Karabakut.

Protestuesit në Sheshin e Lirisë në Jerevan brohoritën “Nikol tradhtari” dhe “Armenia pa Nikolën” dhe valëvitën flamurin e Armenisë dhe të Nagorno Krabakut.

Kujtojmë se marrëveshja e armëpushimit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit u nënshkrua në 10 nëntor, e ndërmjetësuar nga Rusia, ku sipas kësaj marrëveshje rajoni i Nagorno-Karabakut që ishte bërë “mollë sherri” mes dy shteteve do t’i kalonte Azerbajxhanit.

Gjatë fjalimit të tij para popullit, kryeministri armen e pranoi se kjo marrëveshje nuk ishte në interesin e tyre, por duhej ta nënshkruante pasi ky ishte opsioni i vetëm për Armeninë.