Skip to content
Politikë

Ardi Veliu dha dorëheqjen apo u shkarkua? Çfarë thotë ministri i Brendshëm

· 2 min lexim

Ditën e sotme dha dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.  Së fundmi këtë vendim e ka komentuar edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

I ftuar në emisionin “Opinion”, ai u shpreh se nuk është ushtruar presion te Ardi Veliu, për të marrë një vendim. Gjithashtu ai ka treguar se Drejtori i Ri i Policisë do të zyrtarizohet ditën e nesërme.

Pjesë nga intervista

Çuçi: Dha dorëheqjen, ne jemi në fillimin e një mandati të ri ai ka gjykuar që të japë dorëheqjen. Është një dorëheqje që vjen jo e shtyrë dhe jo nën presion, por ai e ka marrë në një moment dhe në ushtrim të mandatit me sukses, sipas meje

Pyetje: Kur e dha dorëheqjen dhe a ishit ju në dijeni kur deklaruat në komision që kur t’i fiket qiriri do të japë dorëheqjen ?

Çuçi: Media u mor me një batutë që u nxor nga konteksti. Unë isha në komision parlamentar. Atje ka një dinamike të caktuar edhe shprehja ishte si një përgjigje ndaj një reagimi që erdhi nga brenda. U keqkuptua dhe u servir si pjesa më e rëndësishme e lajmit. Nuk kemi të bëjmë me shkarkim. Nuk e di si ka qarkulluar lajmi për shkarkim. Është e vërtetë që drejtori i përgjithshëm ka dhënë dorëheqjen dhe nuk është shkarkuar.

Pyetje: Kur e dinit qe Ardi Veliu do jepte dorëheqjen?

Çuçi: Informacionin e mora pasi mbarova komisionin e sigurisë në parlament

Pyetje: A kishit biseduar me Ramën për ta shkarkuar apo larguar?

Çuçi: Jo, jo nuk është kjo dinamika. E vërtetë është që me kryeministrin kemi vënë objektivat e 4 vjecarit. Do kishim një kërkesë së shtuar ndaj punës së policisë.

Pyetje: Cilat kanë qenë pakënaqësitë tuaja ndaj Ardi Veliut?

Çuçi: Nuk është vendi për të thënë pakënaqësitë. Ju them me bindje të plotë që në kaq muaj si ministër, Ardi Veliu ka qeben një bashkëpunëtor i mirë, i përkushtuar dhe profesionist.

Pyetje: Kush do të jetë pasardhësi i zotit Veliu, a keni biseduar me kryeministrin madje e keni vendosur, pavarësisht se nuk e keni zyrtarizuar emrin e zotit Gledis Nano?

Çuçi: Nesër ne mbledhim qeverinë dhe do vendosim. Zoti Nano është një nga kandidaturat, por nesër do të vendoset në mbledhjen e qeverisë.