Skip to content
Kronikë

Ambulanca përplaset me një mjet në Rinas, humb jetën pacientja

· 2 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pranë zonës së Qafë-Kasharit. Policia informon se autoambulanca e spitalit të Krujës është përplasur me një mjet. Nga përplasja e fortë ka humbur jetën në vend pacientja 42-vjeçare Anila Bërdaku. Ndërkohë që kanë mbetur të plagosur dhe janë në gjendje në spital infermieri i ambulancës, shoqëruesja e pacientes si dhe pasagjeri i makinës tjetër.

Mësohet se ambulanca e spitalit të Krujës po vinte për në Tiranë dhe shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i autoambulancës.

Anila Berdaku, 42 vjeçe, ndodhej si paciente në ambulancën që po udhëtonte drejt Tiranës dhe nuk mundi t’i mbijetonte përplasjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.