Skip to content
Showbiz

Aktorja e njohur ndan lajmin e shtatzënisë në Instagram

· 1 min lexim

Eliona Pitarka një nga vajzat e famshme të shoubizit , një muaj pas fejesës tregon shtatzëninë.

Aktorja më parë ka deklaruar se është në një lidhje, por nuk ka preferuar të tregojë identitetin e tij. Rreth një muaj më parë ajo mori dhe propozimin për martesë duke i thënë ‘Po’ njeriut të zemrës.

Së fundmi aktorja ka postuar një foto në Instagram ku të gjithë e kanë uruar për shtatzëninë e saj të parë.

“Shtatzëni të mbarë, zemër!” shkroi një prej tyre. Ndërsa një tjetër komentoi: “Të ka dhënë nur shtatzënia”.

Bukuroshja nuk ka reaguar ende mbi këto lajme, nuk dihet nëse ajo është vërtetë shtatzënë, apo këto janë aludimet e ndjekësve.

GazetaReforma.com