Skip to content
Të Gjitha

Aksioni i IKMT në Astir: Janë prishur 5 objektet e para

· 1 min lexim

Instituti Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur ditën e sotme aksionin për prishjen e banesave në zonën e Astirit.

Në mbështetje të tyre ishin dhjetëra forca policie, të pajisur me gaz lotësjellës.

Efektivët u përleshën me banorët, të cilët i goditën me gurë, shkopinj e molotov.

Si pasojë e përleshjeve mbetën të plagosur dhjetëra persona, midis të cilëve policë dhe banorë.

Gjithashtu disa prej banorëve u shoqëruan në polici.

IKMT njofton se deri më tani janë prishur 5 objektet e parë.

Bëhet fjalë për 2 objekte tre katëshe, 2 dy katëshe dhe 1 një katëshe.

Aktualisht po punohet për shembjen e dy objekteve të tjera.

Njoftimi i IKMT

IKMT prish pesë objektet e para tek “Astir”

Mjetet e rënda të IKMT kanë prishur 5 objektet e para tek zona e “Astir” për projektin e Unazës se Madhe. Aksioni ka nisur ne orët e para të mëngjesit, ndërkohe qe deri ne oren 10.00 janë prishur 2 objekte tre katëshe, 2 dy katëshe dhe 1 një katëshe. Aktualisht 4 mjete të IKMT janë duke punuar ne 2 objekte të tjera.