Skip to content
Të Gjitha

Kapet grupi prej 30 personash/ Falsifikonin dokumente dhe kalonin ilegalisht shqiptarë në SHBA dhe Kanada

· 1 min lexim

Goditet një grup prej 30 personash falsifikatorë dokumentesh, të cilët kalonin ilegalisht qytetarë drejt Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Arrestimi është bërë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Sipas raporteve, grupi përbëhej nga 35 persona, ku 5 prej tyre janë ende në arrati, bashkë me drejtuesin e grupit, G.B.

Arrestimet janë kryer në Shqipëri dhe në disa vende të tjera. Raportohet se operacioni ende nuk ka përfunduar, pasi ka ende punë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që janë të përfshirë në grup dhe që kanë kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dokumenteve dhe trafikut të klandestinëve  përtej oqeanit.