Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë.
Një 24-vjeçare ka goditur me thikë motrën e saj.
E plagosura u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën fatmirësisht.
Policia arrestoi menjëherë 24-vjeçaren A.Sh., banuese në Greqi.
Mësohet se e reja kishte shkuar në shtëpinë e prindërve dhe pas një konflikti ka goditur me mjet prerës motrën 21-vjeçare.
Policia sekuestroi një thikë në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Godet motrën, arrestohet në flagrancë 24 vjeçarja
Arrestohet edhe një shtetas, për dhunë në familje
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë arrestuar në flagrancë shtetasen A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi. Kjo shtetase në shtëpinë e prindërve, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21 vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.