Skip to content
Bota

“Ky është një turp, zgjohu Macron!”, Tanja Fajon “shkund” presidentin francez

· 2 min lexim

Ditën e nesërme Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin një përgjigje për hapjen ose jo të negociatave.

Pengesa më e madhe e momentit  quhet Emanue Macron.

Presidenti francez është shprehur kundër fillimit të negociatave me dy vendet, pa u reformuar më parë BE-ja.

Macron pas bërjes publike të qëndrimeve të tij, ka marrë shumë kritika nga liderët dhe politikanët europianë.

Një ndër to është edhe anëtarja e Parlamentit Europian, Tanja Fajon.

Kjo e fundit i është kthyer ashpër presidentit francez.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo i ka bërë thirrje Macron të zgjohet, pasi ky që po bën është një turp.

Sipas saj Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur detyrat dhe tashmë është radha e Këshillit Europian, që të bëjë pjesën e tij.

“Ky është një turp i madh. Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike! Këta lider e kanë bërë pjesën e tyre të punës! Tani është radha e Këshillit të Bashkimit Evropian për të përmbushur pjesën e tij dhe më në fund të bien dakord për të filluar bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Tanja Fajon.