Skip to content
Kryesore

Zoti Zhapolli, në Shqipëri nuk ka vend për një shtet bektashi

· 2 min lexim

Nga Myslim Murrizi

Zoti Zhapolli, Shqipëria dhe shqiptarët e kanë vendosur në kushtetutë që Shqipëria është shtet unik dhe i pandarë. Kur të krijojë Amerika një shtet protestant, një shtet katolik, një shtet mysliman, një shtet ortodoks, një shtet hindu, një shtet sionist çifut, një shtet budist, një shtet sunit dhe një shtet bektashi, një shtet ateist për të gjitha qelbësirat komuniste që keni mbledhur aty me lotarinë tuaj të dhjerë dhe një shtet sorosian, atëherë mund të krijojë dhe Shqipëria një shtet bektashi, një shtet mysliman, një shtet katolik dhe një shtet ortodoks.

Zoti Zhapolla, Shqipëria është modeli i bashkëjetesës fetare dhe nuk ka nevojë për mendjendritur Zhapollësh apo Zhapikësh si ambasadorët që keni sjellë në Shqipëri.

Prandaj, zoti Zhapolli, shih e fol për atë që të kanë sjellë, se, me të thënë të drejtën, prej 20 vitesh shqiptarët nuk ju shohin më me gojë hapur se çfarë do nxirrni ju nga goja me cilësinë e hyjnorëve dhe nuk është se po e qethin shumë shelegun për deklaratat tuaja, përderisa kanë parë shumë debilë e kokrra hajdutësh si McGonigal, Escobari, ambasadori Udhjersi, Arviziu, Don Lu, Yuri Kim e Hot Bri, jeni ngjyrë jeshil që kanë folur vetëm për xhepat e tyre dhe interesat e tyre.

Prandaj, zoti Zhapolli, dil një xhiro nga Vlora deri në Sarandë se mos gjen ndonjë copë truall bosh apo “peshqesh” si Kushneri i Trumpit apo gjeneral Lisi i Guardia di Finances dhe thuaj Hajdar Kryeministrit të miratojë një leje në KKRRT, se të gjithë shumë shpejt KRRK keni për të marrë.