Skip to content
Të Gjitha

“Me mua do bësh qejf”, ja sa u dënua gjyqtari që i kërkoi seks dhe para nënës për kujdestarinë e fëmijës

· 1 min lexim

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar sot me 4.6 vite burg gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi.

Gjithashtu atij i është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit për 5 vitet e ardhshme, shkruan ‘Dosja’.

Ai u dënua për veprat penale ,“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Hysi doli me zë dhe figurë në një emision investigativ, duke i kërkuar 500 euro një gruaje që kërkonte të merrte kujdestarinë e fëmijës.

Gjithashtu ai i kërkoi gruas edhe favore seksuale, në këmbim të vendimit.

E përfshirë në këtë aferë ishte edhe psikologia, Elona Meçani, që luante rolin e sekseres.

Gjatë videos së transmetuar, Hysi i thotë denoncueses, se i di ngjyrën e të brendshmeve, është mashkull potent, të gjithë i luten dhe se me të do të bëjë qejf.