Skip to content
Të Gjitha

Forcat xheniere rrethojnë zonën, në Durrës gjenden 2 predha të Luftës së Dytë Botërore

· 1 min lexim

Ditën e sotme në Durrës janë zbuluar disa predha të Luftës së Dytë Botërore.

Predhat janë konstatuar pranë xhamisë në fshatin Shetaj.

Ato u evidentuan nga punëtori i një eskavatori, shkruan ‘Balkanweb’.

Mësohet se predhat janë të zhytura thellë në dhe.

Fatmirësisht punonjësi i eskavatorit i ka pikasur, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Forcat xheniere kanë rrethuar menjëherë zonën dhe janë duke punuar për çmontimin e predhave.