Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ndihem i frikësuar”, gjyqtari i Apelit jep dorëheqjen pasi i doli emri për vetting

09:41 12/10/2019
Reading Time: 3 min lexim

Gjyqtari i Apelit dhe ish-anëtari i KLD, Astrit Haxhialushi, ka dhënë dorëheqjen.

Ai u zgjodh me short në 11 shtator të 2018-ës, për t’iu nënshtruar procesit të vettingut.

Sipas “Shqiptarja.com”, gjyqtari mund të jetë njohur me rezultatet e hetimit, pavarësisht se nuk ishte përcaktuar një datë për paraqitjen e tij përpara Komisionit të Vettingut.

Konkluzionet e KPK nuk dihen, por Haxhialushi zotëron prona të shumta, ku përfshihen qindra hektarë pyje dhe troje, ku sipas tij janë të trashëguara nga babai.

Njëkohësisht ai ka deklaruar se nëna e tij është pronare me 1/5 në një fabrikë vaji të ullirit në Peqin dhe e një ndërtese 3 katëshe me sipërfaqje 500m2.

Gjyqtari ka në pronësi edhe disa apartamente në Tiranë.

Ajo që bie në sy është fakti se në 2004-ën Haxhialushi ble një apartament në Tiranë me sipërfaqje 143 m2, me vlerë 6.263.400 lek, të cilin do ta shesë 4 vite më vonë me vlerën 11.340.000 lek.

Gjithashtu ai ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka marrë dhuratë nga prondërit një njësi 2 mijë m2.

Arsyet reale të dorëheqjes do të pasqyrohen në vendimin e KPK, por mësohet se gjyqtari kishte deklaruar në një mbledhje të KLD në 2016-ën, se ndihej i frikësuar.

“Me të vërtet konstatoj, por edhe nga kontaktet që kemi me kolegët, se trupa gjyqësore me të vërtet ndihet totalisht e fyer, por njëkohësisht edhe e frikësuar. Drejtësia është një nga shtyllat themelore të funksionimit të një shteti demokratik. Alarmi i rrezikut të kapjes së sistemit gjyqësor nga politika, përbën rënien e drejtësisë në vend dhe kërcënon parimin e ndarjes së pushteteve pa të cilën shteti i së drejtës nuk mund të ekzistojë. Duke përkrahur Kryetarin e Gjykatës së Lartë në konstatimet e tij, por edhe njëkohësisht z. Cena, mendoj që ky Këshill i Lartë i Drejtësisë duhet të dali me një deklaratë tjetër veç asaj, ku t‟i dënojë këto akte në vazhdimësi dhe në mënyrë periodike ndaj sistemit”, ka deklaruar gjyqtari më 11 qershor të 2016-ës.

Një pjesë e pasurisë së gjyqtarit Astrit Haxhialushi

Bashkëshortja marrë dhuratë nga prindërit njësi me sipërfaqe 2 000 m2.
Blerë apartament banimi me sipërfaqe 106.72 m2 në vlerën 10 500 000 lekë
Pronar me 100 % i një apartamenti 3 plus 1, 143 m2 në Tiranë, vlera 6 263 400 lekë (2004).
Shitur apartament banimi 143 m2 në vlerën 11 340 000 lekë (2008).
Pronar me bashkëshorten i një apartamenti 106.72 m2 në Tiranë.
Pronar me 33 %, i një apartamenti banimi 164 m2, në Tiranë, vlera 3 000 000 lekë.
Pronar me 33 % i një garazhi rreth 20 m2 që ndodhet në bodrumin e pallatit ku jeton deklaruesi, vlera 300 000 lekë.
Nëna, pronare e 1 e 5 së një objekti dhe aktiviteti që ushtron ‘Fabrika e vajit të ullirit’, Peqin, e cila ka qenë pronë e babait të saj.
Nëna, pronare e 1 e 5 së një ndërtese 3-katëshe, magazine me sip. 500 m2, në Peqin.
Nëna, pronare e 1 e 5 së 5000 m2 truall në Peqin.
Babai, pjesë në disa hektarë pyje e kullota në qytetin e Vorës dhe në Gjirin e Lalzit.
Babai, ka pjesë në një tokë truall në Karpen, Kavajë.
Nëna, gjendja e depozitës bankare, 10 000 dollarë.
Pronar i një autoveture tip ‘Benz’, 300 000 lekë.
Pronar i 1 të 4 tës së 47 hektarëve pyll në Vorë trashëguar nga babai.
Pronar i 1 të 4-tës së 62 500 m2 trualli të lirë në Vorë, trashëguar nga babai.
Zotëron 1 të 4, të 200 m2 truall dhe 181 m2 ndërtese në Shetaj, Durrës, trashëguar nga babai.
Pronar i 1 të 4 së 58 000 m2 ullishte në Mariqinet, trashëguar nga babai.
Pronar me 100 % i një garazhi me sip. 26.19 m2 në Tiranë, 1 e 4 e të cilit është trashëguar nga babai.
Pronar i 1 të 14 së një trualli me sip. 280 m2 në Karpen, Kavajë, trashëguar nga babai.
Pronar i 1 të 4 së pjesës që i takon babait, Kavajë.
Pronar i 1 të 4 së pjesës që i takon babait në pronat, Kavajë.
Pronar i 1 të 4 së pjesës që i takon babait në pronën prej 38000 m2 arë në Shetaj të Durrësit.
Zotëron 1 të 4 e pronave që i takonin, përkatësisht: 631.7 ha në Pyllin e Myzhlit; 1 308.5 ha në Pyllin e Bizës. Këto prona janë në proces regjistrimi në ZRPP Durrës dhe Tiranë.
Pronar i 1 të 4 i gjitha pronave që rrjedhin nga familja Preza të cila i ka përfituar babai z. Asim Haxhialushi nga trashëgimia e tezes së tij Mediha Barbulushi sipas dëshmisë së trashëgimisë dt. 25.08.2014.
Blerë e më pas shitur një sipërfaqe terren 5000m2 në Kavajë me vlerë prej 5 000 euro.
Blerë veturë tip Volksëagen në vlerën, 6 500 euro.
Bashkëshortja blerë 2 000 m2 kullotë në vlerën 274 000 lekë.
Bashkëshortja blerë veturë tip Volksëagen në vlerën 3 500 euro.
Blerë veturë tip Mercedes Benz në vlerën 10 000 euro.

Etiketa: astrit haxhialushidoreheqjegjytari i apelitvetting

Të lidhura

Mbi 52 milionë italianë iu drejtohen sot kutive të votimit
Bota

Mbi 52 milionë italianë iu drejtohen sot kutive të votimit

Nga ora 7:00 e mëngjesit deri në 23:00 të mbrëmjes së sotme, si dhe nesër deri në orën 15:00, rreth...

09:31 08/06/2025
Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi
Bota

Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi

Një kandidat për presidencën e Kolumbisë u qëllua me tre plumba gjatë një tubimi në kryeqytetin Bogota, dy prej tyre...

09:21 08/06/2025
Para

Me kokainë dhe tre meshkuj në shtëpi, flasin komshinjtë e Marsidës: Ne e njohim për vajzë të mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mbi 52 milionë italianë iu drejtohen sot kutive të votimit

Mbi 52 milionë italianë iu drejtohen sot kutive të votimit

09:31 08/06/2025
Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi

Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi

09:21 08/06/2025
Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur

Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur

09:06 08/06/2025
Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari

08:52 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.