Skip to content
Të Gjitha

Ndalohet një person në Bularat, tentoi të nginte memorial në vendin ku u vra Kacifas

· 1 min lexim

Policia ka ndaluar një person, i cili ka tentuar të ngrejë një memorial, në vendin ku u vra Kostandinos Kacifas, rreth 1 vit më parë.

Mësohet se personi i ndaluar quhet Vangjel Barka dhe është banues në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Ai është zyrtarisht nën hetim, pasi në vendin e quajtur ‘Kodër’, ka ndërtuar një bazament betoni në pronë shtetërore, shkruan “Dosja.al”.

Koordinatat ku Barka ndërtoi betonin, përkojnë me vendin ku u vra Kacifas, pas shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA.

Kujtojmë këtu se Kostandinos Kacifas u vra më 28 tetor të vitit të kaluar nga forcat RENEA, të cilat iu përgjigjën të shtënave nga ana e tij.

Kacifas më parë kishte terrorizuar fshatin, quke qëlluar në ajër, ndërsa i bëri rezistencë edhe forcave të policisë.

Vrasja e tij shkaktoi tensione mes dy shteteve, ku në Greqi ngjarja u cilësua si sulm ndaj minoritetit grek në Shqipëri.