Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Një drejtues mjeti është përplasur me një pemë pranë rrugës Myslym Shyri dhe ka mbetur i vdekur në vend.
Mësohet se shtetasi S.V, 30 vjeç, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht ngjarja dyshohet aksidentale.