Skip to content
Të Gjitha

Pëson atak kardiak duke drejtuar mjetin, humb jetën i riu në Tiranë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Një drejtues mjeti është përplasur me një pemë pranë rrugës Myslym Shyri dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Mësohet se shtetasi S.V, 30 vjeç, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht ngjarja dyshohet aksidentale.