Shqipëria ka humbur me rezultatin minimal 0-1 ndeshjen përballë Polonisë në stadiumin “Air Albania”.
Kështu, kuqezinjtë lënë edhe vendin e dytë në grup dje mbeten me 15 pikë. Me fitoren e sotme Polonia shkon në 17 pikë, kiur kanë mbetur edhe 2 ndeshje për t’u luajtur.
Golin e vetëm për polakët e shënoi Swirdeski në minutën ë 77-të, gjë që solli incidente dhe ndërprerjen e ndeshjes. Skuadrat u futën në dhomat e zhveshjes pasi tifozët filluan të hidhnin sende në fushë dhe ndeshja rifilloi më vonë pas komunikimit me zyrtarë të UEFA-s. megjithatë, nëse incidentet do të përsëriteshin Shqipëria rrezikonte humbjen në tavolinë.
Pjesa e parë ishte mjaft e ekuilibruar dhe Shqipëria e vuri në vështirësi Poloninë, edhe pse me mungesa të shumta në formacion.
Shënimi i golit në një moment të papritur solli edhe ndryshimin e situatës dhe ritmi i lojës nuk ishte më si në fillim. Heroi i Budapestit, Armando Broja hyri sërish si zëvendësues dhe tregoi klasin e tij në disa aksione, por pa mundur të shënojë.
Ndeshjet e radhës janë ndaj Anglisë në transfertë dhe Andorra-s në shtëpi, ndërsa matematikisht Shqipëria mbetet ende në lojë për vendin e dytë në grup. Në ndeshjet e tjera Anglia barazoi me Hungarinë, ndërsa Andorra fitoi 3-0 ndaj San Marinos.