Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka kërkuar nga opozita një aksion të vërtet duke renditur tre kryeçështje që sipas tij duhet të zgjidhen.
Tre janë çështjet dhe problemet madhore që ngre Vasili në postimin e tij, kapja e drejtësisë, kapja zgjedhjeve dhe kapja e ekonomisë përmes koncesioneve.
Ai vazhdon më tej duke thënë se shmangia nga këto probleme lealizo n pushtetin e Ramës, ndërsa hetimi i këtyre problemeve sjell forcimin e besimit tek populli dhe integriteti moral.
Statusi nga Petrit Vasili
Tre Kryeçështjet e aksionit te Vërtetë të opozitës!
Ne aksionin e opozites ka tre momente themelore, ku parimësia, kembengulja dhe koherenca ndaj tyre bejne diferencen e madhe ne perballjen me rilindjen, qe ka kapur dhe rrembyer gjithshka.
Te gjitha zhvillimet politike, shoqerore dhe ekonomike tmerresisht negative, qe po kalon vendi dhe ku pergjegjesi i vetem eshte Rama dhe rilindja e pervijojne qarte rrugen tone.
DREJTESIA DHE KAPJA E SAJ NGA RILINDJA!
LSI ishte kontribuesja kyç dhe ishte realisht ajo, qe realizoi Reformen ne Drejtesi me konsensusin historik me 140 vota, qe ishte edhe arsyeja vendimtare e marrjes per here te pare te rekomandimit per hapjen e Negociatave per Anetaresim ne BE.
Sot kapja e Drejtesise nga rilindja dhe kolapsi total i sistemit te drejtesise eshte nje e vertete tragjike dhe e pamohueshme.Kjo i ka siguruar pandeshkueshmerine rilindjes, ndonese ndaj saj rendojne pergjegjesi shume te medha per korrupsionin dhe kriminalizimin kapilar te qeverisjes.Barazia e qytetareve para ligjit eshte asgjesuar dhe kapja e Drejtesise eshte FAKT!
ZGJEDHJET DHE KAPJA NGA RILINDJA!
LSI ishte kontribuese shume aktive per marreveshjen e 5 qershorit per zgjedhje te lira dhe te ndershme.Kjo marreveshje u shkaterrua nga rilindja dhe ky shkaterrim prodhoi masakren zgjedhore te 25 prillit. Kapja e zgjedhjeve prej rilindjes dhe realizimi i nje pushteti ilegjitim, qe vjen nga nga grabitja mafioze e votes prej rilindjes dhe nga krimi elektoral eshte FAKT!
EKONOMIA E LIRE DHE KAPJA NGA RILINDJA!
LSI ishte ajo qe paraqiti ne Kuvend Projekt Ligj kunder Koncesionet korruptive, qe grabisnin qindra milion euro dhe ky projektligj u bllokua dhunshem e me cdo mjet nga rilindja ne parlament.Kapja e ekonomise prej rilindjes dhe plaçkitja e ekonomise me oligarke e kriminele, qe pervetsojne miliona euro publike dhe pastrojne qindra te tjera eshte FAKT!
HETIM DHE BETEJE PA KOMPROMIS KAPJES!
Hetimi i dhe nxjerrja deri ne nje e pergjegjesive te rilindjes per shkaterrimin dhe bllokimin e Reformes ne Drejtesi si dhe kapjen e Drejtesise prej saj eshte detyre kryesore e opozites.
Hetimi deri ne fund i zgjedhjeve te 25 prillit dhe nxjerrja e pergjegjesive shume te renda, qe bien mbi rilindjen per kapjen dhe shkaterrimin e zgjedhjeve eshte detyra me rendesishme e opozites perballe shqiptareve te cileve u eshte grabitur vota dhe interesi kombetare dhe ai privat.
Hetimi deri ne fund i Koncesioneve shkaterrimtare te miratuara nga Kuvendi Njepartiak 2019- 2021 eshte detyre dhe detyrim madhor ndaj shqiptareve per zbardhjen e grabitjes me te rende, qe i eshte bere interesit publik dhe kombetar ne keto tridhjete vite pluralizem.
Shmangia nga keto tre ceshtje madhore qe jane kapja e drejtesise, kapja zgjedhjeve dhe kapja e ekonomise permes koncesioneve eshte realisht krijimi i alibive per legalizimin e kapjes se shtetit nga Edi Rama, qe do te thote vazhdim i rrënimit te vendit dhe shpopullimit te tij.
Hetimi deri ne fund i ketyre kryeçeshtjeve dhe identifikimi i te gjitha pergjegjesive penale dhe politike, qe bien mbi Ramen dhe rilindjen eshte rruga e vetme e aksionit te opozites.
Vetem ne kete menyre do te forcohet besimi i popullit tek opozita dhe integriteti moral i saj per mbrojtjen deri ne fund te interesit publik dhe kombetar nga kapja dhe asgjesimi rilindas.
Kjo eshte edhe rruga e mundesia e vetme edhe per krijimin e nje lloj besimi se marreveshjet per reforma te caktuara mund te kene shanse qe te funksionojne ne te ardhmen.
#LUFTËPAKOMPROMISKAPJESSËSHTETIT