Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur (RENEA) feston sot 30-vjetorin e themelimit të saj. Në ceremoninë e mbajtur për përvjetorin e themelimit të njësisë më elitare të policisë në Shqipëri morën pjesë Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtori i Përgjthshëm i Policisë Gledis Nano, anëtarë të Komisionit të Sigurisë dhe pjesëmarrës të tjerë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe ministri i Brendshëm kanë nderuar me medalje drejtues dhe efektivë të kësaj trupe.
Ata gjithashtu renditën arritjet e këtij reparti në 30 vite.
Por ish-efektivi Shkëlzen Brahaj rendit edhe pakënaqësitë që ka ndaj drejtueseve. Me anë të një postimi në Facebook ai shprehet se askush më mirë se djemtë e RENEA-s nuk e di se çfarë do të thotë 30 vite sakrificë.
Sipas Brahaj duhen 500 vite të flasësh për ligësitë dhe padrejtësitë që i janë bërë duke i shfrytëzuar maksimalisht dhe duke i dhënë në këmbim një pagë qesharake.
Postimi i plotë:
“30 Vjet nga krijimi i repartit special RENEA. Askush me mire se ata djem te atij Reparti nuk e di se cfare do te thote 30 vite force speciale,30 vite sakrifice ne te gjitha aspektet njerezore dhe profesionale. Nuk mjaftojne as 300 vite te flasesh per heroizmat dhe sakrificen e atyre djemve te atij Reparti por duhen 500 vite te flasesh per ligesite dhe padrejtesite qe u jane bere atyre djemve duke i shfrytezuar maksimalisht ne menyre shtazore pa u dhene asgje ne kembim,pervec nje page qesharake qe gjysmen e lene duke u paraqitur ne detyre orar pa orar.
Dhe persekutimi vazhdon….Do te theksoja qe ai repart eshte mbajtur nga energjia dhe vullneti i cdo pjestari(trupe speciale)por eshte shkelur me kembe djersa dhe gjaku i tyre nga drejtues te atij reparti (te pamerituar ne ate post) te cilin shpeshhere e kane perdorur per katapulte ne detyra te tjera. Komandante reparti qe te shohin si “prone te tyre” ku dhe ne rastin e kesaj feste nuk e marrin mundimin qe djem qe kane sherbyer me dekada ne ate Repart dhe me kontribut “vetmohues” ne ate repart nuk marrin as ftese per kete feste ku kane gjithe jeten e tyre me te mirat dhe te keqijat e kesaj jete.
Drejtuesit aktual te cilet njifen si (15 gjirot rreth fushes) duket qe e paskan privatizuar kete repart dhe ne kete dite shume te rendesishme te 30 vjetorit te krijimit te RENEA-s therrasin ne “dasem” vetem ata qe dine te kercejne.Publikisht u them se duhet tju vij turp kur mburreni me gjakun e herojve te RENEA-s dhe se historia mund te keqinterpretohet por kurre,te fshihet apo te ndryshohet.Lavdi deshmoreve te rene ne krye te detyres,Respekt herojve te gjalle (trupe operacionale)Neveri drejtuesve te atij Reparti Elite. Shqiperia e Shqipetareve”