Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

14 maji / Nga Durrësi, Kamza, Vau i Dejës tek Shkodra e Elbasani, ISP tregon zonat me risk të lartë tensioni

16:43 04/05/2023
Reading Time: 3 min lexim

Insituti i Studimeve Politike ka publikuar hartën e riskut elektoral për zgjedhjet e 2023-it si pjesë e një tradite që ky insitut e ka nisur qysh prej zgjedhjeve të vitit 2015. Qëllimi i hartës është paraqitja e potencialeve të mundshme për tensione, incidente dhe parregullsi elektorale në zona të caktuara.

Hartimi i dokumentit dhe i hartës bazohet në disa tregues cilësor dhe sasiorë.

Synimi i ISP nuk është fokusimi tek emrat e veçantë, por paralajmërimi drejtuar partive politike, kandidatëve, autoriteteve ligjzbatuese, autoriteteve të administrimit të votës, medias dhe vëzhguesve shqiptarë dhe ndërkombëtarë në zgjedhje. ISP vëren se në zgjedhjet e vitit 2021 lista e zonave “të nxehta” kryesohej nga Elbasani dhe Durrësi, zona ku realisht u shënuan incidente, përfshirë edhe ngjarje të rënda me humbje jete.

Por cilat janë zonat me riskun më të lartë për vitin 2023, sipas ISP?

“Tri bashki kanë koeficient të njëjtë negativ: bashkia Durrës, bashkia Kamëz dhe bashkia Vau i Dejës, ndjekur nga bashkitë Shkodër, Elbasan, Kavajë, Kurbin dhe Lezhë. Në bashkitë më problematike bëjnë pjesë edhe Kukësi, Malësia e Madhe, Shijak, Kruja, Dibra, Bulqizë dhe Hasi”, vëren ISP

Nga raporti rezultojnë edhe disa bashki, në të cilat situata zgjedhore është shumë më e qetë në të gjithë komponentët e saj dhe ku shanset për risk elektoral janë minimale. Të tilla janë bashkitë Pustec dhe Maliq, Roskovec dhe Delvinë, Patos dhe Gramsh, Belsh dhe Përmet, Libohovë dhe Kuçovë, Konispol dhe Dropull, Tropojë dhe Skrapar, etj. Merita specifike e këtyre zonave, sipas ISP, krahas treguesve objektivë, janë edhe vetë kandidatët për kryetarë bashkie dhe këshilltarë, të cilët kanë dëshmuar dhe dëshmojnë sjellje më të përgjegjshme dhe përpjekje për të zhvilluar procese zgjedhore sa më afër normave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor.

Harta e riskut elektoral (HRE) u krijua për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2015 për të vijuar në zgjedhjet e vitit 2017, 2019 dhe 2021. Qëllimi i HRE është paraqitja e potencialeve të mundshme për tensione, incidente dhe parregullsi elektorale në zona të caktuara.

Hartimi i dokumentit dhe i hartës bazohet në disa tregues cilësor dhe sasiorë, përfshirë

“Parimi mbetet i njëjtë: në zonat ku palët politike kanë diferencë minimale dhe ku ka grupe kriminale aktive, gjithnjë ka pasur incidente dhe parregullsi gjatë proceseve zgjedhore. Gara në zgjedhjet vendore është mazhoritare, një votë më shumë bën diferencën midis kandidatëve dhe në më shumë se 50% të bashkive fitorja e mandatit nuk lidhet vetëm me synime politike, por edhe projekte informale të grupeve mbështetëse, kryesisht grupe informale apo oligarkë”, thotë ISP.

Për hartimin e HRE janë analizuar rezultatet në 10 vitet e fundit në zonat përkatëse, CV e individëve në garë dhe përbërja e drejtuesve reale të stafeve zgjedhore, niveli i përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë, specifika lokale që lidhen me përbërjen demografike, rolin e familjeve të mëdha apo firmave më të njohura private në zonë, rolin e individëve të njohur për rekorde kriminale, si dhe denoncimet që janë adresuar gjatë viteve për shkelje të legjislacionit zgjedhor, trafikim të votës apo presin ndaj votuesve.

“Stafi i ISP uron dhe dëshiron që parashikimet të mos jenë të sakta dhe në bashkitë me risk të madh zgjedhor të mos shënohet asnjë incident apo parregullsi zgjedhore, gjithsesi përvoja e zgjedhjeve 2015, 2017, 2019 dhe 2021 ka treguar përputhshmëri të lartë midis parashikimeve të hartës së riskut elektoral dhe zhvillimeve në terren”- thotë ISP./GazetaSi

Të tjera

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbyllë hetimin paraprak ndaj Spitalit Amerikan dhe Spitalit Hygeia, duke arsyetuar se nuk ka...

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje për atentatin e rëndë në Lezhë, ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, duke...

14:03 28/04/2026
Para
Loja e bordit në prag të zgjedhjeve, ulet çmimi 2 herë brenda 24 orëve

Loja e bordit në prag të zgjedhjeve, ulet çmimi 2 herë brenda 24 orëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

14:03 28/04/2026
2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

13:05 28/04/2026
U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

11:16 28/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.