Festa e flamurit bën bashkë qeverinë e Kosovës dhe të Shqipërisë në Tiranë. Pas 8 mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, takimi i nesërm do bashkojë dy kabinetet.
Ligjvënësit e të dy shteteve do të mblidhen në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë. E gjitha pritja nis në orën 10:00 në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
NJOFTIMI:
Më 27 nëntor mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, të dielën, më 27 nëntor 2022, në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.