Skip to content
Politikë

Zyrtare/ Shkarkohet apo jep dorëheqjen, Ardi Veliu ikën sot nga detyra

· 2 min lexim

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen. Kryeministri ka shkruar në postimin e tij se ka bindje të plotë se Veliu ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit, por në detyra të tjera.

“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer.”, shkruan kryeministri i vendit Edi Rama.

Kujtojmë se në Komisionin e Sigurisë të mbajtur ditën e sotme deputeti i PD-së, Luan Baçi ka pyetur ministrin e Brendshëm , Bledi Çuçi  për shkarkimin  e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu.

Çuçi nuk ka dhënë një përgjigje të prerë , por  e ka lënë me pikëpyetje duke ngritur në këtë mënyrë dyshime. “Do e merrni vesh në momentin e duhur. Kur t‘i mbaroj kandili.”- tha Çuçi. Më pas ka qenë drejtori  i komunikimit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga i cili ka thënë për “ABC” se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu nuk është shkarkuar nga detyra.