Të enjten e sotme është zbardhur urdhri i ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla për datat e provimeve të maturës 2019.
Provimi i parë do jetë ai i gjuhës së huaj që do jepet në date 7 qershor 2019.
Provimi për gjuhën shqipe dhe letërsinë në datë 12 qershor.
Provimi për lëndën e matematikës do të jepet në datë 17 qershor dhe provimet me zgjedhje do jepen në datën 22 qershor.
Provimet e maturës 2019 do të nisin në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Sipas urdhrit të ministres Nikolla, vlerësimet do të mbështeten në totalin e 60 pikëve.
Ndërsa kandidatët që do të rezultojnë mbetës në provimet e maturës, do të kenë mundësinë t’i rijapin në sesonin e dytë.
Burimi: Newsbomb