Skip to content
Kryesore

Vrasje me armë zjarri në Tropojë

· 1 min lexim

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan të Tropojës.

Dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, ka qëlluar për motive të dobëta shtetasin A. D., 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Pas ngjarjes, forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë janë nisur drejt Tropojës për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.