Skip to content
Të Gjitha

Vrasje dyfishe në Londër\ Në pranga një shqiptar

· 1 min lexim

Një shqiptar është i akuzuar për një vrasje të dyfishtë në Londër.

Më 19 dhjetor një 30 vjeçar u gjend i vrarë në Barnet Bypass, afër Scratchëood Park.

Po në të njëjtën datë, në zonën Hertfordshire Constabulary në rrugën Hogg Lane, Elstree, u gjend i vrarë një 35 vjeçar.

Besnik Berisha, 42 vjeç banues në Martock Gardens, është i akuzuar për të dyja vrasjet.

Për momentin policia londineze nuk i ka bërë publike identitetet e dy viktimave, por ka bërë me dije se janë nga Europa Lindore.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, megjithatë policia po vijon hetimet.