Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e trefishtë në Elbasan, Policia nxjerr detajet e para

· 2 min lexim

Vrasjet dhe përplasjet mes bandave në Elbasan janë troditëse dhe sot kanë kaluar plotë tre ditë nga vrasja e trefishtë të ndodhur në këtë qytet, ndërsa policia ende nuk ka asnjë pistë për personin që e ka kryer aktin.

Sipas raportimeve zyrtare mësohet se objektivi ka qenë Endrit Alibej, daja i tij Arben Dylgjeri si dhe një shtetas turk, Erdal Durunay që kanë mbetur të vdekur si pasojë e plumbave të marrë.

Dyshimet janë se vrasësi ka qenë me pagesë, ndërsa burimet prenda policisë së Elbasanit janë shprehur për Report TV, se dyshojnë për përdorimin e dy automjeteve gjatë atentatit.

Makina e parë mendohet se ka ndjekur Endrit Alibejn gjatë ditëve që ai ka qënë në Shqipëri si dhe në datën 29 dhjetor, ditë kur u bë atentati.
Autorët që do të bënin ekzekutmin sipas të dhënave të Policisë mësohet se kanë qenë 3, ata kanë lëvizur me makinën tjetër. 5 persona mësohet të kenë marrë pjesë në atentat, duke filluar që nga ndjekja, te vrasja dhe më pas largimi i autorëve.

Megjithatë duket se nuk është vetëm Policia e Shtetit që po heton ngjarjen, por hetimet janë shtrirë edhe jashtë territorit të vendit tonë. Sipas policisë konflikti e ka gjenezën jashtë Shqipërisë, por autorët zgjodhën Elbasanin për të kryer ekzekutimin. Endrit Alibej është arrestuar në 2013 në Itali me një sasi kokaine, vlera e të cilës shkonte 10 milionë euro.

Pra dyshimet kryesore janë që Alibej u ekzekutuar për shkak të prishjes së pazareve të kokainës.