Skip to content
Aktualitet

Vranësira të dendura dhe kthjellime, si do të jetë moti sot e premte 2.10.2020

· 1 min lexim

Ditën e sotme moti parashikohet që të ketë kryesisht kthjellime dhe në jug e veriperëndim të vendit vranësira mesatare deri të dendura.

Prej orëve të paradites e gjatë ditës do ketë reshje shiu të herëpashershëm në këto zona dhe shtrëngata të shkurtra në jug. Sipas Sërbimit Meteorologjik Ushtarak , era do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme në bregdet prej orëve të mesditës.

Valëzimi në dete do jetë i forcës 4 dhe 5 ballë me lartësi vale 1.5 deri 2.0 metër.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 9°C deri në 23°C

zonat e ulëta 12°C deri në 28°C

zonat bregdetare 14°C deri në 29°C