Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vaksinimi në industrinë e turizmit, Klosi: Na ndihmon për të qenë më të fortë në treg

07:32 31/03/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, në takimin që pati dje me shoqatat në fushën e turizmit, hotelerisë, operatorëve turistikë dhe restoranteve, bëri me dije se vaksinimi i stafeve të turzimit, do të jetë shumë shpejt i kryer si proces.

“Do të vaksinohen të gjithë ato stafe që në industrinë e turizmit kanë kontaktin e parë me operatorët turistikë. Do të dëshironim shumë që të ishim një vend nga të parët në rajon edhe natyrisht me një iniciativë unikale mbase edhe në Europë, ku hoteleri-turizmi të vaksinohet i pari, të kemi mundësinë që të jemi ashtu si në vitin e kaluar, një vend me kufij të hapur, një vend që pret turistë natyrisht nga i gjithë rajoni si zgjedhje e tyre e parë, por edhe tregje që tashmë i kemi konsoliduar. Me vaksinimin masiv të gjithë sistemit tonë të turizmit, ne do të kemi mundësi që të jemi përsëri konkurrentë të fortë në këtë industri kaq të vështirë”, u shpreh Klosi përpara përfaqësuesve të turizmit në vend.

Këta të fundit e mirëpritën propozimin e tij, me shpresën se kjo iniciativë do të sjellë sa më shumë turistë në Shqipëri.

“Kjo gjë që po bën qeveria shqiptare është e para në rajon dhe ndoshta në botë që vaksinon stafet turistike. Jam i sigurt që kjo ide do të vidhet shumë shpejt edhe nga Greqia, Italia dhe Spanja, sepse vërtet është një sinjal që u jep siguri turistëve për të ardhur dhe për t’iu përgjigjur ofertës financiare që në përgjithësi Shqipëria e ka”, tha presidenti i “Biznes Albania”, Luan Bregasi.

Pavarësisht procesit të vaksinimit, ministri Klosi thotë se protokollet e sigurisë kundër Covid-19 do të vazhdojnë të zbatohen edhe këtë vit nga hotelet, por do të jetë më i lehtësuar, pikërisht edhe për shkak të sigurisë që ofrohet përmes stafeve të vaksinuara. Kreu i turizmit, teksa kërkoi menjëherë që shoqatat të bëjnë gati listën e hoteleve që kanë kontrata me operatorët turistikë dhe pikave që vizitohen më shumë, me qëllim vënien përpara të procesit të vaksinimit.

“Ne kemi mundësi që të vaksinojmë një numër të konsiderueshëm të sektorit të turizmit, por mundësitë nuk janë pa fund. Prioritetet do të vazhdojë të jetë vaksinimi i grupeve të targetuara tashmë dhe sidomos të moshës së tretë, të cilët janë më të rrezikuar. Por do të doja shumë që ne ta rikthenim edhe këtë proces në marketing për Shqipërinë. Ku ajo çfarë ne kemi edhe kryefjalën e turizmit shqiptar, mikpritja edhe sjellja e mirë të shoqërohet edhe me një garantim nëpërmjet vaksinimit, të higjienës dhe të kushteve të trajtimit të sëmundjes”. Javën e shkuar ishte Kryeministri Rama ai që realizoi një takim me përfaqësuesit e turizmit, nga ku doli me premtimin për një verë më të sigurt dhe frytdhënëse përmes fushatës së vaksinimit që tanimë ka nisur masivisht.

Etiketa: Blendi Klosiministriturizmi

Të tjera

Historia e trishtë e familjes së Enea Mekollit, babait të dy fëmijëve të mitur që u vra sot në Maliq: Vite më parë humbi jetën edhe vëllai i tij polic
Aktualitet

Historia e trishtë e familjes së Enea Mekollit, babait të dy fëmijëve të mitur që u vra sot në Maliq: Vite më parë humbi jetën edhe vëllai i tij polic

Vrasja e efektivit të policisë Enea Mekolli gjatë operacionit për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari ka tronditur mbarë vendin,...

16:14 04/06/2026
Skandal në QSUT, konkursi për mjekë përmbyset për emërim të paracaktuar
Uncategorized

Skandal në QSUT, konkursi për mjekë përmbyset për emërim të paracaktuar

Një denoncim i emisionit “Stop” ka ngritur dyshime për manipulim të një konkursi për mjekë në QSUT. Çështja lidhet me...

14:05 04/05/2026
Para

Renditej i katërti në listën e Fierit, KQZ heq emrin e Bashkim Finos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Një nga protestat më të bukura qytetare, por po kërcënojnë studentët me vendet e punës së prindërve”/ Klodiana Lala: Ka nisur shantazhi

“Një nga protestat më të bukura qytetare, por po kërcënojnë studentët me vendet e punës së prindërve”/ Klodiana Lala: Ka nisur shantazhi

17:24 04/06/2026
Historia e trishtë e familjes së Enea Mekollit, babait të dy fëmijëve të mitur që u vra sot në Maliq: Vite më parë humbi jetën edhe vëllai i tij polic

Historia e trishtë e familjes së Enea Mekollit, babait të dy fëmijëve të mitur që u vra sot në Maliq: Vite më parë humbi jetën edhe vëllai i tij polic

16:14 04/06/2026
SPAK sekuestron një pasuri të lidhur me Belinda Ballukun në Dhërmi, rëndohen akuzat

SPAK sekuestron një pasuri të lidhur me Belinda Ballukun në Dhërmi, rëndohen akuzat

14:26 04/06/2026
Dosja “Balluku”, Igli Tare paraqitet në SPAK, merret i pandehur për pastrim parash

Dosja “Balluku”, Igli Tare paraqitet në SPAK, merret i pandehur për pastrim parash

10:54 04/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.