Skip to content
Të Gjitha

Vaksina anti-covid, ish-ministri: Shqipëria vend i varfër, nuk jemi në frontin e parë për ta marrë!

· 2 min lexim

Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, ka deklaruar se ka shumë dyshime për ardhjen e vaksinës anti-covid shpejt në Shqipëri, pasi vendi ynë është i varfër dhe fillimisht vaksinën do ta marrin shtetet e pasura të BE.

Solis u shpreh se Shqipëria nuk është në frontin e parë për të marrë vaksinën anti-covid dhe faktikisht kjo gjë nuk do të varet fare nga negociatat e qeverisë, por që duhet pritur se si do të ecin vaksinat në shtetet e tjera.

“Ne jemi një vend i varfër dhe Shqipëria duhet parë. Unë do bëhem xheloz nëse e merr Maqedonia, Mali i Zi para nesh. Shqipëria ka fatin që është në Europë. BE ka paguar te vaksinat, prandaj do e marrë e para.

Janë derdhur miliarda por nuk ka siguri, pasi vaksina mund të mos funksionojë dhe ato miliarda humbasin. Hera e parë që një vaksinë bëhet kaq shpejt. Vaksina më e shpejtë deri më sot është ajo e shytave që u bë për 4 vite.

Ne nuk jemi në frontin e parë dhe kjo nuk varet nga negociatat e qeverisë. Ne do presim se si do ecin vaksinat e tjera. Unë më shumë e pres nga Greqia dhe Italia që të na japin vaksina”, ka deklaruar ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis./Gazetareforma.com/