Luftëtarit përveç se nuk po i shkon mirë me ndeshjet, por edhe po haset me një problem akoma më të madh. UEFA ka nisur tashmë procesin hetimor ndaj kësaj skuadre pasi dyshon për manipulim në ndeshjen që u luajt në verën e vitit 2018 kundër letonezëve të Ventspils.
Sistemi BFDS (sistemi kompjuterik i UEFA-s që shërben për zbulimin e manipulimit të ndeshjeve) sinjalizoi luhatje e çuditshme dhe për këtë motiv ka nisur edhe ky proces, që në fakt ndodh rëndom në rast se ka dyshime.
Deri më tani skuadrës i janë bllokuar 240 mijë eurot që i takonin për pjesëmarrjen në turin e parë.
Mirëpo ngrirja e kësaj shume, që duhet thënë është e konsiderueshme, ka sjellë problem financiare të mëdha për Luftëtarin. Drejtuesi i klubit gjirokastrit, i cili është vëllai i Vangjel Tavos, Grigor Tavo duket se nuk është duke e menaxhuar situatën dhe grupin siç duhet, pasi deri më tani futbollistët dy herë kanë marrë vetëm gjysmën e pagës.