Skip to content
Të Gjitha

U ekzekutua pranë karburantit, zbulohet lidhja e biznesmenit nga Tropoja me Fatmir Haklajn

· 1 min lexim

Një person u ekzekutua me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Tropojë në lagjen “Partizani”.

Mësohet se viktima është biznesmeni Guxim Gjyqriqi.

Ky i fundit u ekzekutua në afërsi të karburantit në pronësi të tij.

Menjëherë policia rrethi skenën e krimit dhe ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sipas “Dosja.al”, Gjyriqi është djali i tezes së Fatmir Haklajt, ndërsa njihej në zonën si person i qetë dhe jo problematik.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit

Familja e Haklajve është e njohur në Tropojë për trazirat e 1997.

Tre vëllezërit Haklaj vunë dikatin nëTropojë, por u ekzekutuan njëri pas tjetrit.