Skip to content
Të Gjitha

U dëbua 3 herë nga Anglia! 30-vjeçari shqiptar nuk dorëzohet, kjo është ‘lëvizja’ finale

· 2 min lexim

Largimi masiv i shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe është një fenomen shqetësues vitet e fundit.

Edhe pse shtetasit shqiptarë ndeshen me shumë barriera, sërish nuk dorëzohen me qëllimin final për të jetuar në Britaninë e Madhe.

Një shqiptar edhe pse Britania e Madhe e kishte dëbuar dy herë, nuk ka nguruar që të provojë sërish që të kalojë kanalin dhe të zhvendoset në ishull. Megjithatë sipas mediave britanike dhe kjo tentativë e tij ka dështuar për herë të tretë.

Ai kur është ndaluar nga policia, ka thënë se kishte të drejtën të rrinte në Britaninë e Madhe për shkak se kishte një fëmijë në Angli.

30-vjeçari Blerim Ismalaj u dëbua për herë të parë nga Britania e Madhe në janar të vitit 2013, pasi kaloi 16 muaj në një institut për shkelësit e rinj.

Që atëherë, ai është kthyer dy herë në Mbretërinë e Bashkuar – dhe gjatë qëndrimit të tij të fundit në vitin 2019, ai pati një fëmijë me partneren e tij britanike, transmeton The Telegraph .

Ismalaj përdori rrethanat e tij për të argumentuar rastin sipas Aktit të të Drejtave të Njeriut, duke këmbëngulur se jeta e tre vjeçarit të tij do të ndikohej negativisht nëse ai do të detyrohej të largohej përsëri nga Mbretëria e Bashkuar.

Por një gjyqtar i lartë i emigracionit ka lënë në fuqi tashmë vendimin për deportimin e tij.