Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me tritol në një lokal në zonën e Kinostudios në Tiranë. Dyshohet se ngjarja lidhet me plagosjen e efektivit të policisë Anxhelo Kumaraku, disa ditë më parë në zonën e Shkozës.
Sipas informacionit paraprak, në shënjestër dyshohet se ishte Klejdi Spahia, fqinj i Kumarakut. Lokali ku ndodhi shpërthimi rezulton në pronësi të babait të vëllezërve Aldo dhe Ali Lika, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.
Hetuesit po verifikojnë pistën e hakmarrjes, ndërsa pritet që kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e mbledhura në zonë të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.







