Tifozët grekë kundër Mavraj: Ngele duke postuar “Shqipëri” dhe “Kosovë”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Karriera e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj duket se nuk është duke ecur aspak mirë me skuadrën e Arisit të Selanikut.

Mesa duket Mavraj nuk është në formën e tij më të mirë, duke parë edhe lojën që është duke bërë, mediat greke lajmërojnë për një largim të mundshëm të tij.

Presidenti i klubit grek, ka theksuar se të gjithë ata lojtarë që nuk kanë bindur deri më tani do të largohen dhe në këtë listë është edhe mbrojtësi kuq e zi.

As tifozët nuk janë të kënaqur me futbollistin pasi ky i fundit është shumë patrioit për shijet e tyre. Së fundmi tifozët janë shpehur:

“Ke 4 muaj këtu, e poston vetëm Allah, Kosovë e Prishtinë. Luaj më shumë me topin dhe lëre Instagramin”.

Shpërndaje
Share.

Komento