Skip to content
Rajoni

Thaçi bën përgjegjës BE-në: Nëse nuk ka njohje reciproke, nuk ka barazi në dialog me Serbinë!

· 1 min lexim

Vonesa e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë ka revoltuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kreu i shtetit ka kritikuar Bashkimin Europian për dialogun, pasi e konsideron si të pakuptimtë dhe të dështuar procesin e udhëheqjes nga Bruksesi. Nga Prishtina ku ndodhej me rastin e homazhevepër 31-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu,

Thaçi u shpreh se zhvillimi i dialogut në rrethanat aktuale, pa vënien e njohjes reciproke në tavolinën e diskutimit i shërben vetëm Serbisë”

Aktualisht bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë kanë ngecur në çështjen e Asociacionit të Komunave serbe. Beogradi kërkon që marrëveshja të zbatohet, ndërsa Prishtina insiston që njohja reciproke të jetë pikë e parë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.