Skip to content
Të Gjitha

Tentuan ta godisnin protestuesit, reagon për herë të parë ministri Klosi

· 1 min lexim

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka bërë reagimin e tij të parë publik pas incidentit të ndodhur dje me protestuesit para Kuvendit,

I pranishëm në aktivitetin në Rinas “Be taken by ALBANIA’ së bashku me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maitre, ministri Klosi i pyetur nga një gazetar nëse u shty nga një protestues, tha se videoja është më e bukur.

Gazetari-Ju shtynë protestuesit?

Ministri Klosi- Merruni me videon, është më e bukur.

Kujtojmë që dje ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në momentin që ka qenë duke hyrë në parlament protestuesit kanë tentuar ta qëllojnë me sende të forta.

Por e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Gardës dhe fatmirësisht asnjë nga sendet e hedhura nuk e ka kapur Klosin.