Skip to content
Showbiz

Tayna i paska bërë mirë llogaritë! Reperja diplomohet në 2019-n dhe ja për cilën degë

· 1 min lexim

Brenda një kohe shumë të shkurtër, ajo arriti të kthehej në një nga reperet më të kërkuara në botën e muzikës.

Për Tayna-n është shkruar në media, jo vetëm për karrierën e saj në muzikë, por edhe për jetën e saj personale, veçanërisht për përplasjet me kolegët.

Por diçka që nuk dinim për reperen nga Kosova lidhet me degën e studimeve që ndjek ajo. E ftuar në emisionin “Express Morning” Tayna tregoi se, ajo diplomohet në 2019-n në degën e shkencave kompjuterike.

“Jam në vitin e tretë për shkenca kompjuterike. Gjithmonë edukimin e kam pasur të rëndësishëm dhe ma merr mendja se të thuash ‘S’kam fakultet’ në ditët e sotme s’është për t’u lavdëruar. Unë jam pro edukimit dhe të kesh një diplomë përveç karrierës. Duhet të kesh një plan B, se këndimi nuk zgjat gjithë jetën”, u shpreh Tayna.

Nuk është aspak çudi që në momentin kur të heq dorë nga skena, ta shikoni duke punuar në zyra në profesionin e saj.