Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Taulant Balla me shpatulla pas murit, “hesht” pas arsyetimit të Andi Telës

23:46 26/02/2019
Reading Time: 3 min lexim

Nuk ndodh shpesh që kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka vendosësh me shpatulla pas murit, por këtë herë ka ndodhur LIVE.

I ftuar në “Dritare me Rudinën”, Balla i vendosur para Andi Telës duket se nuk arriti dot ta kontrollonte ose ta kthente situatën në favorin e tij.

Tela e ka vendosur situatën në një fushë futbolli, ku e thënë me fjalë të pakta ka treguar konkretisht gjithë situatën që është duke kaluar vendi, por në një mënyrë më të thjeshtë.

Dhe sigurisht që thelbi ka qenë se nuk mund të shkohet deri në vitin 2021 ashtu siç pretendon mazhoranca, pa opozitë.

Pjesë nga debati

Tela: Njerëzit nuk kanë alternativë, ka vetëm PS.  Këtu është e pamundur të lindë një forcë e re politike, nuk ka mundësi.
Balla: Mos bëni parashikime që nuk ju dalin.

Tela: Edhe ti bën premtime që nuk mbahen. Është e pamundur që të shkohet deri në 2021 vetëm me ju në pushtet pastaj putinizmi dhe Erdogani kështu është. Pavarësisht se atje ka opozitë.

Ju po thoni që PD dhe LSI dhe PDIU kanë tradhtuar interesat e popullit opozitar dhe kanë dorëzuar mandatet. Ata thonë që kjo është pika e fundit se nuk ka më ku të shkojë dhe për këtë arsye ne dorëzuam mandatet. Është njësoj si të luash në një ndeshje futbolli dhe janë dy ekipe përballë. Njëri ekip bën gol, ekipi tjetër sulmon, godet në portë dhe topin nuk e pret portieri por e pret një lojtar me dorë. E shohin të gjithë dhe arbitri nuk jep penallti. Dhe kjo ndodh dy herë, ndodh tre herë dhe në një moment të caktuar që këta shohin se arbitri nuk thotë penallti, pra nuk iu jep të drejtë thonë atëherë kot që luajmë ne, ta braktisim lojën. Federata që janë këta, komunitetet evropiane, SHBA, thonë për interesa të tyre të qetësisë në Ballkan thonë që ju duhet të vazhdoni lojën pavarësisht se çfarë ju ndodh ju në fushë. Ju vazhdoni luani futboll se spektatorët janë tribuna. Edhe spektatorët e shohin se çfarë po ndodh. Me fjalë të tjera, nëse opozita thotë që këtu janë blerë vota dhe denoncon me prova një kryebashkiak, prokuroria këtë kryebashkiakun as nuk e heton, PS as nuk i thotë dorëhiqu. Këtu bëhet skandali i Unazës së madhe, dhe këtu as roja i ministrisë nuk penalizohet që ka lejuar ata njerëz të sjellin dokumente false, jo më ata që bënë ç’është e mundur që me ato dokumente false të merreshin dy tendera pa konkurrencë dhe këtu prokuroria nuk heton. Këtu janë koncesionet pafund për të cilat ka kritika, për të cilat tregohet se ka abuzim dhe këtu prokuroria nuk reagon sepse sipas opozitës prokurorinë e ka blerë maxhoranca, e ka të vetën.

Balla: Si mund të arrish të thuash apo cituat opozitën? Se të thuash që maxhoranca kontrollon prokurorinë sot…

Tela: Po, po e kontrollon. E zgjodhi vetë dhe e kontrollon vetë. Sepse edhe në KPK dhe në KPA po kalojnë gjyqtarë të cilët kanë të njëjtat probleme me gjyqtarë që janë rrëzuar dhe këtu prandaj njerëzit thonë se ka një listë paraprake me gjyqtarë që do udhëheqin atë që ju e quani reforma në drejtësi dhe do bëjnë çfarë t’i kërkoni ju.

Balla: Ne jemi një vend që kemi pranuar me ndryshimet kushtetuese të 22 korrikut 2016 që gjithë këtë proces ta bazojmë mbi bazën e tre parimeve themelore. Së pari të mos ndërhyrjes së politikës. Pra sëmundja 28-vjeçare politikës së Shqipërisë vinte pikërisht nga ndërhyrja e politikës, të jetë një proces transparent dhe të jetë një proces i monitoruar nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Andi TelaTaulant Balla

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Horoskopi ditor: 27 shkurt 2019

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English