Një operacion anti-kanabis është finalizuar më 20 maj nga Policia.Operacioni ka nisur që në vitin 2018, ku ka nisur dhe hetimi për të dyshuarit e parë dhe sot janë prangosur 19 persona, mes të cilëve edhe vëllai i Fran Tucit, kreut të Bashkisë së Fushë Arrëzit, Arben Tuci. Ky i fundit ka qenë i dënuar për trafik drogë në vitin 2012, ku është dënuar me 7 vjet heqje lirie, ndërsa në vitin 2016 është dënuar sërish, por nuk ka patur vendim gjykatë për arrestimin.
Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencën për 19 të arrestuarit. SPAK mësohet se ka rrëzuar akuzën e grupit të strukturuar kriminal të ngritur nga prokuroria e Kukësit dhe e ka kthyer dosjen mbrapsht. Gjykata e Apelit ka lenë në fuqi masën dhënë nga Shkalla e Parë duke lënë në burg disa nga të arrestuarit.
Të arrestuarit kundrejt shumave të parave që u jepnin policëve, dyshohet se arrinin të merrnin garanci prej Ramiz Cenaj, Arben Kalaja dhe Naim Kadiut që të mbillnin parcela me lëndë narkotike në zona të thella të Pukës dhe Kukësit. Arben Tuçi i cili mendohet se gjente klientët dhe 2 punonjës policie, të cilët luanin u dilnin garant për mbjelljen e parcelave me kanabis.
Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariatit Kukës dhe Arben Kalaja një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme në Policisë së Shtetit, janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së Kukësit, pasi rezultojnë të t’i kenë dhënë garanci dhe kanë lejuar disa persona në Kukës, për të kultivuar lëndën narkotike.