I vëllai iu arrestua për kultivim dhe trafik droge, reagon PD: Kryebashkiaku Fran Tuci të japë dorëheqjen!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një operacion anti-kanabis është finalizuar më 20 maj nga Policia.

Operacioni ka nisur që në vitin 2018, ku ka nisur dhe hetimi për të dyshuarit e parë dhe sot janë prangosur 19 persona, mes të cilëv edhe vëllai i Fran Tucit, kreut të Bashkisë së Fushë Arrëzit, Arben Tuci.

Ky i fundit ka qenë i dënuar për trafik drogë në vitin 2012, ku është dënuar me 7 vjet heqje lirie, ndërsa në vitin 2016 është dënuar sërish, por nuk ka patur vendim gjykatë për arrestimin.

Së fundmi, Partia Demokratike, dega Pukë ka reaguar lidhur me arrestimin e Albert Tucit.

Me anë të një deklarate zyrtare, PD kërkon dorëheqjen e vëllait të tij, Fran Tucit, i cili mban postin e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit.

DEKLARATA E PLOTË:
Të nderuar qytetarë.
Partia Demokratike Dega Pukë , po ndjek me interes të lartë zhvillimet e ditëve të fundit në qytetin Fushë-Arrëz, ku është arrestuar
Albert (Arben) Tuci ,vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë -Arrez z.Fran Tuci, me akuzën për kultivim dhe trafik droge.
Ky lajm tronditi mbarë opinionin qytetar të ketij komuniteti edhe më gjerë. Tashmë është e qartë se Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet etj.
Rilindja i ka promovuar dhe dhënë pushtet të pakufizuar këtyre individëve me rekorde kriminale, ku sipas raportimit në medja janë raste të përsëritura të aktivitetit të tyre.
Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj bonorëve të kësaj zone.
Qytetarët e Bashkisë Fushë-Arrëz e presin një akt të tillë nga kryetari i tyre.
Dorëheqja nga posti i kryetarit është domosdoshmëri që ky komunitet të mos mbahet “peng” nga rilindja e kriminalizuar.

Shpërndaje
Share.

Komento